Nga Arian Samarxhiu!

-Një lider historik, një ish president e Kryeministër i shpallur “Nongrata” nga SHBA, me të gjitha gjasat Ai mund të ballafaqohet me drejtësinë.

  • Presidenti aktual së shpejti pret fatin e ish liderit historik të demokratëve, pra shpalljen ” NONGRATA “, pas vendimit të gjykatës Kushtetuese dhe kandidat potencial për në Reç.
    -Dy ish Ministra të Qeverisë socialiste sot janë në burg( njëri për korrupsion dhe tjetri për shpërdorim detyre e lidhje indirekte me mafian e narkotrafikut.
    -Ministra, Drejtor Drejtorish, kryetare Bashkish me procese të hapura me drejtësinë dhe gradualisht janë në rrugë e sipër për tu përballur me të.
    -Qeveria e “Mandatit të tretë ” duket se do të jetë një ndër më jetëshkurtra në jetën politike të këtij vendi.
    -Drejtues aktual të Partive të opozitës të akuzuar për krime të ndryshme dhe akte korruptive duke pasur në duart e tyre edhe gjak viktimash të pafajshme.
    -Ish oficer policie të akuzuar për bashkëpunim me grupe kriminelësh e trafikantësh të të gjitha kategorive.
  • Fëmijë jetimë dhe gra të veja si rezultat i krimit agresiv që sfidon cdo ditë jetë njerëzish në ambientet tona publike.
  • Varfëria dhe mjerimi ekonomik është ulur këmbëkryq në shumicën e popullsisë së vendit.
    -Analfabetizmi po bën kërdinë dhe gjithnjë e më kërcënues për të ardhmen e fëmijëve tanë.
    -Shërbimi shëndetësor, i mbytur nga korrupsioni dhe mungesë totale e profesionalizmit.
  • Jetojmë në një tranzicion 30 vjecar, që duket se është kthyer në një element i zakonshëm bashkëjetues dhe që nuk ka asnjë shenjë të fundit të tij.
  • Si në asnjë vend tjetër të Evropës, Shqipëria ka pothuajse të njëjtën garniturë politikanësh që nga ndryshimi i sistemit e deri më sot.
  • Kryetarë partish që duan ta mbajnë përjetësisht pozicionin e tyre politik edhe pse me një rekord të tmerrshëm dështimesh e pislliqesh të pafund, pa asnjë atribut intelektual e profesional, karaktere demode dhe të deskredituara në sytë e opinionit publik.
    Njerëz pa vizion dhe atdhe-shites për interesat e tyre okulte, të zhytur deri në grykë në trafiqe droge e prostitucioni, afera të panumërta korrupsioni vetë dhe pjesëtarë të familjeve të tyre, shërbëtorë pa kushte të krimit të organizuar dhe varrmihës të drejtësisë e ligjit në përgjithësi.
    Përfundimisht: KJO KLASË POLITIKE ËSHTË E RËNUAR.
  • Por e gjithë, kjo nuk ndodhi jashtë syve dhe veshëve tanë. Herë u bëmë ortakë me të për ndonjë “vend pune” a me keq akoma për një “thes Miell”, e herë nuk patëm kurajon e guximin e duhur për tu përballur me të pa kompromis.
    Por, edhe kur provuam ta ndalim, “kjo mortje e Shqipërisë ” e gjitha bashkë na vodhi pa mëshirë, i detyroi shqiptarët të marrin rrugët e botës masivisht duke i vjedhur edhe Atdheun.
    Pra kjo klasë politike meriton të nxirret jashtë ligjit dhe spektrit politik në Shqipëri.
    Vetëm me forcën e votës dhe të përgjegjësisë tonë qytetare. Këtë e kemi në dorë NE, dhe vetëm NE. Kjo kërkohet në këto momente historike për vendin pasi nesër do të jetë tepër vonë.
    Përndryshe, Shqipëria do të bëhet “shtëpia e lirisë e korrupsionit” dhe e “mbretërve aktualë të Tij”./Egnatia News