Komisioni i Rithemelimit ka ngritur padi ndaj deputetit Kreshnik Çollaku për akuzën e shpifjes.
Kjo padi është bërë për akuzën e shpifjes, pasi sipas Komisionit për Rithemelimin e PD-së, duke iu referuar mediave, në një mbledhje të kryesisë së PD-së, Çollaku ka deklaruar se Berisha mbështetet nga influenca ruse dhe nga Kisha Ortodokse.
Sipas padisë që tashmë është depozituar në prokurori, deklaratat e Çollakut kanë qenë tepër të rënda, dhe kanë nxitur tensionet brenda PD-së, duke marrë parasysh dhe situatën në të cilën po kalonte kjo forcë politike.
Komisioni për Rithemelimin kërkon që tiu vihet në dispozicion i gjithë regjistrimi i mbledhjes, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Pyetet që shtron Komisioni i Rithemelimit në drejtim të Çollakut, se nga i ka marrë këto informacione, dhe a i ka referuar ato në organet ligjzbatuese.