Drejtuesi politik i Bindjes Demokratike për Elbasanin Erion Murataj ka zhvilluar sot takimin zyrtarë me kandidatët e konfirmuar në qarkun e Elbasanit të kësaj force politike .
Gjatë mbrëmjes së shkuar Bindja Demokratike zyrtarizoi listat e kandidatëve ku në qarkun e Elbasanit kjo parti do të garojë me 15 persona.
Në mbledhje Murataj u shpreh se lista me emrat e të përzgjedhurve për të kërkuar votëbesimin e qytetarëve përbëhet nga persona me një figurë të pastër dhe integritet. Rreth 90% e listës së kandidatëve të Bindjes Demokratike janë të rinj, djem e vajza me vizion dhe të aftë për të drejtuar.
Gjatë diskutimit Murataj bëri një prezantim të detajuar të programit të Bindjes Demokratike ku pikat kryesore konsistojnë në Dhënien zgjidhje të çështjes së pronave. Programin për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë.
Investimet e huaja. Punësimi i të rinjve etj.
Kandidatë ndanë mendimet mbi problemet që përballen qytetarët në zonat ku ata kandidojnë dhe mbi mundësinë e zgjidhjeve bazuar në ofertën e programit të Bindjes Demokratike.
Bindja Demokratike do të kandidojë në qarkun e Elbasanit me këtë listë emrash :
Erion Murataj
Romarjo Bora
Megi Rrasa
Arjan Samarxhiu
Erjon Toçi
Edisa Zeqo
Roland Mimini
Erjon Gega
Flora Kolaj
Klodi Menalla
Ilirjan Ruda
Sanie Kaca
Elena Cakani
Florenc Korra
Enver Peqini
Egnatia News