Dy vatra të fuqishme zjarri janë aktivizuar prej ditës së djeshme në Gramsh dhe nuk po vihen dot nën kontroll nga efektivi i zjarrfikëses. Flakët që i favorizon era e fort po djegin malin nga kalaja e Tunjës deri në Janc.
Edhe pse reparti i zjarrfikëses ka qënë në lufte me flakët gjatë gjithe dites së djeshme deri në orë 23.00 të mbrëmjes nuk kanë mundur ta vendosin nën kontroll, ndërsa operacionin e vështirëson edhe terreni i vështirë.
Në kushtet kur zjarri nuk po ndalet zjarrfikësja Gramsh i bën thirrje qytetareve, të bashkohen me forcat zjarrfikëse pasi dëmet e shkaktuara prej flakëve nuk po ndalen.
Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së djeshme u vendos nen kontroll zjarri që preku Njësinë Administrative Skëndërbegas në fshatin Ermenjë dhe malin Koshnicë po në Gramsh , ndërsa sot situata në vatrën e re duket edhe më serioze.