Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka debatuar me deputetin demokrat Salo Berisha ku ka theksuar se ai është personi i fundit që mund të flasë për korrupsionin në Shqipëri.
“ Të dëgjosh Sali Berishën të flasë për korrupsionin, është si të dëgjosh djallin të flasi për biblën, është si djalli të të flasë për besimin të dëgjosh Berishën që të flasë për anti-korrupsionin. Thirrja ime për PD-në është që të mos e shndërrojnë PD-në në bunkierin e fundit komunist në Shqipëri. Berisha është mbetja e fundit e komunizimit në Shqipëri. Duroni për të vërtetat e mëdha që ndodhin.
Përsëri po jua them, Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe me shqiptarët dhe koha do e tregojë sesa të drejtë kanë Shtete e Bashkuara të Amerikës. Në sajtin e Departamentit Amerikan do të shikoni se me kë është Berisha përbri. Homologu i tij është Dodik, ti Tritan e kupto mirë kur i krahasoj këto dy persona në listën e non gradave”, ka thënë Balla