Të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri sot në juglindje të Australisë.
Helikopteri u rrëzua në malin Dippointment, i cili ndodhet 60 kilometra në veri të Melburnit, kryeqyteti i shtetit Victoria.
Sipas policisë së Viktorias, helikopteri i huazuar besohet të jetë nisur nga aeroporti Moorabbin përpara se të merrte pasagjerët në Batman Park në mëngjes përpara se të përplasej në veri të Victorias.
Helikopteri i policisë gjeti rrënojat në afërsi të lokacionit Blair’s Hut. Fatkeqësisht, piloti dhe katër pasagjerët kanë humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në deklaratën e policisë.