Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se vijojmë të mbetemi në situatë delikate edhe pse ka tendencë ulje të qendrueshme.
Ndërkohë konfirmohet prania e varianit britanik të virusit Sars Cov 2.
Prandaj ky komitet vlerëson se nuk duhen ndryshuar masat kufizuese në vend me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit ndërkohë që do vijojë procesi I vaksinimit.
Do të vijojë ora policore 20:00 – 06:00 dhe maska e detyrueshme.
Mesatarja ditore ka rënë tek 819 nga mbi 900 që kanë qenë. Rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë por ëq duhet të vijojë të monitorohet.
Rastet e fatalitetit 1.7.Vihet re që femrat preken më shumë se meshkujt, por meshkujt kanë më shumë raste fatalitetesh.
Ora news