Formula 1 dhuroi një tjetër garë të çmendur, kësaj radhe në Çmimin e Madh të Spanjës, me Kampionin e Botës në fuqi, Maks Vershtapen, që arriti fitoren e tretë radhazi.

Piloti Holandez dhuroi një garë fantastike, i cili dhe pse kishte probleme në hapjen e DRS-së, arriti ta fitonte garën dhe të merrte kryesimin në renditjen e përgjithshme të pilotëve, por edhe falë ndihmës së shokut të tij, Serxhio Perez dhe një problemi në makinën Ferrari të Sharls Leklerk.

Piloti nga Monako kryesoi garën për 28 xhiro me 12 sekonda diferencë nga vendi i dytë, por më pas, disa probleme në motorin e tij bën që të tërhiqej. Pas një komunikate nga Ferrari thuhej se makinës së Leklerk i shkriu motori plastik i makinës për shkak të temperaturave të larta, duke i ikur fitorja nga duart.

Podiumin e plotësoi Serxho Perez në vendin e dytë dhe Xhorxh Rasëll në vendin e tretë.

Një garë të madhe bëri dhe piloti britanik, Luis Hemilton, i cili pas një përplasje u desh ta riniste garën nga vendi i 19-të dhe e përfundoi në vendin e 5-të.

RENDITJA: