Që prej ditës së djeshme zjarri ka përfshire Kodër Krastën në Elbasan pavarësisht se jane duke u perjekur te vendosin nën kontroll flakët zjarrëfikësit e Elbasanit duken të paaftë per ti dhenë zgjidhje situatës e cila në rast përhapje të zjarrit rrezikon banesat pranë. Siç duket edhe nga pamjet mungesa e mjeteve dhe e pajisjeve të nderhyrjes për fikjen e zjarreve po ben qe efektivët te jene në rolin e spektatorit në këtë situatë ku ndërhyrja është urgjente. MZSH Elbasan shpesh herë është kritikuar për “abuzim me fondet” pasi nga viti në vit thuajse nuk ka ndryshime.Politikat drejtuese të këtij institucioni nga viti në vit për shkak të moskorrektësise dhe abuzimeve po rrezikojne jo vetem dëme të pallogaritshme nga zjarret por gjithashtu edhe jetet e punonjësve të zjarrëfikëses që dergohen të luftojnë zjarret me shapka dhe bluzë./Egnatia news
Zjarret “djegin” zjarrëfikësit e Elbasanit! MZSH në kaos!
48