Dy shtetasit rusë dhe një ukrainas që tentuan të hyjnë në uzinën ushtarake të Gramshit akuzohen për tri vepra penale. Në përfundim të hetimeve, ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse i cili së bashku me dy shtetas te tjerë që u arrestuan nën dyshime për spiunazh dy ditë më parë janë duke qëndruar në dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë në Elbasan. Mikhail Zorin, 23-vjecarin që forcat e policisë në Gramsh mundën ta arrestojnë në përpjekje për t’u larguar.
23 vjeçari ka qenë i gjakosur pasi në përpjekje për të humbur gjurmët ka rënë në një zonë me shkurre çka i ka shkaktuar dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit.
Kjo ndodhi ka pasur edhe impajt tek qytetarët e qarkut të Elbasanit. Ata shprehen per Egnatia News se siguria ne vend eshte e qendrueshme pasi jemi antar te NATO-s . Dy ish ushtarak te qytetit te Elbasanit jane shprehur se kushtet ushtarake te cilat jane te ofruara nga shteti jane skandaloze, ata pergezojne dy ushtarët e Uzinës se armëve në Gramsh për kryerjen e detyrës.
Dyshimet e deritanishme nga grupi hetimor janë se tre të huajt mund të jenë spiune kjo bazuar edhe në materialet e gjetura në telefonat e tyre.
Gjatë fazës hetimore nga kjo e fundit, në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të dobishme për hetimet të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit.
Këto materiale i përkasin periudhës së Gushtit të këtij viti, teksa për Prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë. \Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur, se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht “Telegramit”.