25-vjeçarja Enkeleda Trungu është duke luftuar me vdekjen në spital që prej mbrëmjes së djeshme pasi mbeti disa minuta e zhytur në ujin e pishinës së kompleksit “Markata e Peshkut” në Tiranë.
Ne pamjet e rënda duket ku Enkeleda Trungu futet në pishinë me 33-vjeçarin Orjolin Mete, i cili ka në dorë një celular dhe filmon zhytjet e vajzës.
Pasi qendrojnë disa minuta aty, ndërkohë që nuk ka asnjë person nga stafi i kompleksit përreth që të kujdeset për vizitorët që frekuentojnë pishinën, Enkeleda zhytet në ujë dhe nuk del më.
Po ashtu, nga pamjet duket edhe se si Mete tenton dy herë të kuptojë se çfarë po ndodh më Enkeledën, e cila është në ujë ndërkohë. I riu nuk ka ndërhyrë vetë, dhe më pas thërret stafin e kompleksit, por askush nuk gjendet aty përreth.
Ardhja e tyre vonon disa minuta dhe siç duket nga pamjet nxjerrin vajzën pa ndjenja nga pishina. Pas nxjerrjes nga pishin ata i bëjnë disa pompa në gjoks dhe frymëmarrja artificiale, por duket se ishte tepër vonë për ta ngritur në këmbë.
E reja gjendet në gjendje të rëndë në spital tashmë, ndërkohë që prokuroria ka procedura penalisht pronarin e kompleksit “Markata e Peshkut”, Ylli Hidri si edhe djalin që shoqëronte Enkeledën, i quajtur Orjolin Mete.
Hidri akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Hidri nuk ka caktuar përgjegjës për pishinën. Në një njoftim mbi ngjarjen Policia e Shtetit bëri të ditur se administratori eshte shpallur ne kerkim .specializuar për të dhënë ndihmë në pishina dhe plazhe është janë tepër të theksuara në vend, ndërkohë që institucionet deri më tani kanë marrë masa të përcipta duke lënë jashtë kontrollit komplekse të ndryshme, të cilat rrezikojnë jetën e vizitorëve. /abcnews.al