Më 16 shtator pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili pritet të nisë gjithashtu edhe garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Kreu i KLP, Alfred Balla u shpreh se drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe si detyrim këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.

“Drejtuesi aktual i Prokurorisë së Posaçme përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe ne kemi detyrimin si Këshill që 3 muaj para përfundimit të hapim garën. I bie që javës tjetër, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit që kemi fiksuar në datë 16 shtator, një nga pikat në rendin e ditës do të jetë edhe hapja e garës për drejtues të Prokurorisë së Posaçme”, shprehet kreu i KLP, Alfred Balla.

Siç edhe më parë gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar, tri janë kadidatët të cilët kanë shfaqur interes, bëhet fjalë për prokurorët Edvin Kondili, Klodian Braho, Andand Xholi.  Balla gjithashtu tregoi më shumë mbi kriteret që favorizojnë më shumë kandidatët:

“KUPTOHET QË KANDIDATËT QË KANË MË SHUMË EKSPERIENCË NË DREJTIM, SEPSE MUNDET TË JESH NJË PROKUROR I MIRË, POR NUK JE MENAXHER I MIRË I NJË ZYRE. KANDIDATËT QË KANË SPIKATUR ME PUNËN E TYRE.

Ata që kanë një figurë edhe mediatike dhe marrëdhënien me median dhe publikun për aq sa i takon. Kandidatët që kanë eksperienca në hartimin e akteve nënligjore dhe rregulloreve do i kemi parasysh në përzgjedhje. Plotësimi i SPAK me 20 prokurorë, sipas Ballës do të duhet të presë, pasi Këshilli është fokusuar në plotësimin e vakancave në prokuroritë e rretheve aty ku mungojnë 104 prokurorë “BURIMI KRYESOR I FUTJES SË PROKURORËVE NË SISTEM ËSHTË SHKOLLA E MAGJISTRATURËS DHE QË KUR JEMI KRIJUAR KEMI EMËRUAR 40 PROKURORË. KËTË VIT NE EMËRUAM 22. PËR TË ZBUTUR VAKANCAT I KEMI PROPOZUAR KUVENDIT QË TË BËHET I MUNDUR NDRYSHIMI I LIGJIT NË LIDHJE ME PROKURORËT QË JANË NË PROCES STUDIMI TË CILËT VITIN E 3 TË MUNDEN TA BËJNË PRAKTIKË TË PAGUESHME DHE TË PUNOJNË NË SISTEM”.