Prokuroria  e Tiranës ka  përfunduar hetimet dhe  ka çuar  në gjykatë dosjen e Ajas Sulejmanit, i cili përplasi me makinë  çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre te vijat e bardha, te rruga e Kavajës në Tiranë, në fillim të muajit maj.

Kërkesa e prokurorisë së Tiranës për gjykimin e dënimin e Sulejmanit ka  tre akuza,  ku vepra  penale  për vdekje ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.

Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet dhe largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Aktualisht Sulejmani ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie. Nga aksidenti fatmirësish nuk u shënuan viktima, por mbetën të dëmtusr tre pjesëtaret e familjes Konomi.

Familja Konomi me deklaratë noteriale ka falur Sulejmanin duke mos pasur asnjë pretendim ndaj tij./abcnews.al/