Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar çeljen e fushatave të dy partive më të mëdah në vend, atë të PS dhe PD.
Berisha, krahas fotove që ka shpërndarë, ku shihet pamje nga sheshi “Skëndërbe” dhe sheshi “Nënë Tereza’, e cilësuar si një vullkan hapjen e fushatës nga Lulzim Basha, ndërsa hapjen e fushatës nga ana e Ramës e ka cilësuar si plakat e Marsit, për ftohtësinë që e karakterizohen këto të fundit.
“Fushata e Bashës si Vullkan! Fushata e Ramës si Plakat e Marsit”,-shkruan Berisha.
Ditën e sotme, Partia Socialiste hapi fushatën zgjedhore në sheshin “Skëndërbej” ku të pranishëm ishin vetëm kandidatët për deputetë, në zbatimin e distancës sociale, ndërkohë Parta Demokratike, hapi fushatën në sheshin “Nënë Tereza”, ku dhe u mblodhën qindra simpatizanë demokratë.
(E.H/Faxweb.al)