Pasditen e djeshme një i ri 27-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës, i cili ishte çarë me mjet prerës në bark.
Sipas informacioneve paraprake gjithçka ka ndodhur pas një sherri në zonën e quajtur “Trekëndëshi” në Korçë, ku gjatë përleshjes i riu ka mbetur i plagosur.
Sipas burimeve policore bëhet me dije se forcat blu të komisariatit të Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit,i cili është shpallur në kërkim. Në total janë 3 persona të shpallur në kërkim.
Mësohet se njëri prej tyre ka goditur 27-vjeçarin me thikë ndërkohë që dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk kanë kallëzuar krimin. Po punohet për kapjen e autorëve ndërkohë që i riu i plagosur është jashtë rrezikut për jetën