Një aksident është regjistruar gjatë pasdites në fshatin Drogot të bashkisë së Belshit.Burime nga vendngjarja bëjnë ne dije se aksidenti ndodhi në aksin Belesh -Kuçovë në fshatin Dragot.
Bëhet me dije se automjeti me targë me drejtues shtetasin Henrik Xherimeja 21 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga .Në automjetin në fjalë ishin pasagjerë edhe shtetasit Saimir Kamberaj dhe Paula Mema.Kjo e fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e rrethit të Beratit dhe më pas për në Spitalin e Traumës në Tiranë .Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë po mjekohen në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.