Gjiganti amerikan i pajisjeve teknologjike, Apple, e ka marrë përsëri titullin e brendit më të vlefshëm në botë, për herë të parë që nga viti 2016.

Një kompani e pavarur për vlerësimin dhe strategjinë e brendeve tha të martën se Apple u kthye në vendin e parë duke iu falënderuar strategjisë për zgjerimin e kompanisë në fushën e shërbimeve digjitale përtej telefonave iPhone

Apple i kaloi kompanitë Amazon dhe Google pasi vlera e brendit u rrit për 87 për qind dhe shkoi në 263.4 miliardë, tha kompania “Brand Finance” në raportin e këtij viti, të quajtur “Global 500”, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

“Nën udhëheqësinë e Tim Cookut, sidomos në pesë vjetët e fundit, Apple filloi të përqendrohet në zhvillimin e strategjive të rritjes mbi dhe përtej iPhone-it”, thuhet në këtë raport.

Në vendin e dytë ndodhet kompania Amazon, me vlerë të brendit prej 254.2 miliardë dollarësh dhe rritje prej 15 për qind. Në raport thuhet se kjo kompani ka përfituar në masë të konsiderueshme nga pandemia dhe rritja e kërkesës për tregti në internet pas mbylljes së dyqaneve.

Në vendin e tretë ndodhet kompania Google me 191.2 miliardë vlerë të brendit. Kjo kompani shënoi rritje për vetëm 1 për qind. Në raport thuhet se për shkak të pandemisë, Google për herë të parë ka shënuar rënie të të hyrave.

expres