Autori i dyshuar i vrasjes së Anila Ruçit ka lënë sot ambientet e spitalit. Osman Bilyhu, 31 vjeç është dërguar në burgun e Torre del Gallo, raportojnë mediat italiane. Kushtet e tij shëndetësore u përmirësuan pas ngjarjes së rëndë ku vdiq 38-vjeçarja Anila Ruci, me të cilën jetonte në zonën e Scaldasole.
Sipas mediave fqinje, 31-vjeçari u gjet me plagë të rënda në bark dhe kraharor më 19 Prill. Ai kishte deklaruar para policisë se i kishte marrë plagët nga “një sulm me thikë nga një person i panjohur, gjatë së cilit u vra gruaja ndërsa ai u plagos”.
Pas daljes së tij nga spitali, u zbatua masa e sigurisë së arrest me burg, e ishte vendosur nga gjyqtari hetues në seancë për vleftësimin e masës së paraburgimit, të shtunën e 22 prillit. Burime pranë policisë bëjnë me dije se kur ai u shpëtua, në derën e shtëpisë në Scaldasole, po të njëjtët mjekë gjetën disa metra larg tij pa jetë 38-vjeçaren.
Bilyhu ishte shtruar në kujdesin intensiv në San Matteo për ndihmë të parë, dhe më pas u transferua në një repart spitalor për mjekim të specializuar. Ai kishte plagë me thikë në bark dhe gjoks.
SIÇ SQAROI PROKURORI PAS NDALIMIT TË TIJ NGA ZV.PROKURORJA DILETTA BALDUZZI, AI KISHTE DENONCUAR “NJË SULM TË PËSUAR NGA PERSONA TË PANJOHUR ME THIKË, GJATË TË CILIT GRUAJA MBETI E VRARË DHE AI U PLAGOS”. PAS DISA PROVAVE TË SIGURUARA, HETUESIT REALIZUAN NJË RIKONSTRUKSION TË SKENËS SË KRIMIT, KJO DUKE U MBËSHTETUR NGA PAMJET E REGJISTRUARA NGA KAMERAT E SIGURISË, TË MARRA DHE TË SHIKUARA NGA KARABINIERËT, NUK SHIHET ASNJË PERSON I PANJOHUR TË HYJË APO TË DALË NGA SHTËPIA E SCALDASOLE; DHE PËR SHKAK TË MËNYRËS SË PLAGOSJES, NË BAZË TË RAPORTIT TË MJEKUT, U ZBULUA SE ATO ISHIN TË VETËSHKAKTUARA.
DY ELEMENTË, SË BASHKU ME VONESËN ME TË CILËN SHQIPTARI KISHTE NGRITUR ALARMIN, PAS ORËS 16:00 KRAHASUAR ME SULMIN E DYSHUAR TË RAPORTUAR NË ORËN 5 TË MËNGJESIT, TË CILËT PËRBËJNË “INDIKACIONE TË RËNDA FAJI” NDAJ TIJ. PARA SË GJITHASH, MOTIVI , PASI ENDE NUK ËSHTË PËRCAKTUAR MARRËDHËNIA MES VIKTIMËS DHE VRASËSIT TË DYSHUAR, TË CILËT NË FSHAT PARAQITESHIN SI VËLLA E MOTËR DHE PËRKUNDRAZI NUK KISHIN LIDHJE FAREFISNORE DHE, ME SA DUKET, AS LIDHJE SENTIMENTALE. MOTRA E 31-VJEÇARIT, E CILA JETON NË PROVINCËN E PAVIAS, PRET AUTORIZIMIN PËR TA TAKUAR , PASI E NDALUARA NUK KISHTE NJOHUR AVOKATIN E BESUAR QË KISHTE CAKTUAR, TË ZËVENDËSUAR NGA NJË OFICER I RI LIGJOR.