Teksa jemi duke hyrë në muajtë e nxehët të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, situata në qarkun e Elbasanit mbetet ende e paqartë sa i takon kanidaturave. Teksa u përfol më herët se kandidatura e PD për Elbasanin do të ishte Blendi Himçi vetëm pak ditë më pas nga kjo forcë politike u zyrtarizua deputeti Luçiano Boçi. Edhe pse u pyet vazhdimisht për kandidatin e saj për bashkinë e Elbasanit, Partia Socialiste nuk e konfirmoi Gledian Llatjan deri ditën e sotme , ku sipas Damian Gjiknurit,  Gledian Llatja do të jetë i përzgjedhuri i partisë socialiste për garën për Elbasanit.

Por teksa janë zyrtarizuar tashmë dy kandidatura një paralajmërin i forte vjen nga koordinatori i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit Erion Murataj. Përmes një statusi në rrjetet sociale Murataj jep indicie se për postin e kryebashkiakut të Elbasanit mund të kemi 4 kandidatë,  por nuk jep më tepër detaje  duke nxitur kureshtjen e votuesve elbasanas të cilët mund të kenë në listë edhe  2 kandidatët e tjerë nga  forcat politike të tjera.

Jo pak herë Erion Murataj ka trazuar ujrat e politikës lokale duke prishur balancat e një politike të vjetëruar që për më shumë se 32-vite e ka lënë Elbasanin në një qytet të prapambetur dhe që sot përballet me rrezikun e shpopullimit.

A do të ketë Bindja Demokratike një kandidat zyrtar për kryetar bashkie në Elbasan?

Kjo mbetet për tu zbuluar në ditët në vijim../Egnatia news