Është mbajtur sot mbledhja e komisioneve të Këshillit Bashkiak për të diskutuar në lidhje me propozimet e bëra nga antari i këshillit bashkiak të PSD Elbasan Erion Murataj.
Ashtu siç iu kishte premtuar më herët banorëve të fshatit Tudan të njësisë administrative Tregan, Murataj ka arritur të marr miratimin për propozimin e tij për të investuar në infrastrukturën rrugore të këtij fshati.
Sipas informacioneve zyrtare investimi pritet të fillojë më datë 10 qershor 2024.
