Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prrenjas. Një 58 vjeçar në Prrenjas i identifikuar si Xh.D, dyshohet se është mbytur në rezervuar. Denoncimi është bërë nga kushëriri i tij Y.M i cili rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm ka telefonuar në polici për të treguar se ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58 vjeçarit jashtë rezervuarit.

Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit. Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit Xh. D., janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Trupi i pajetë i një 58-vjeçari është gjendur në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit, nga polumbarët e RENEA-s pas disa orë kërkimesh.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Ishte kushëriri i tij, i cili ka njoftuar sallën operative në orët e para të mëngjesit pasi 58-vjeçari ishte larguar nga banesa.