Reshjet e dëborës shkaktuan një sërë problemesh në qarku e Elbasanit ku më seriozet ishin ato me bllokim e rrugëve nacionale dhe dytësore. Si pasojë e reshjeve të dendura të 48 orëve të fundit pati
Në akset nacionale lëvizet vetem me zinxhire ndersa sot ne drejtim te Tiranes nuk eshte lejuar levizja per shkak te një problemi në tunel. Kjo situate ka cuar prefektin e qarkut Klevis Xhoxhi te mbledhe per te dyten dite me radhe shtabin e emergjencave civile.
Kjo situate ka gjetur te papergatitur bashkine Elbasan,e cila nuk ka mundur te hape rruget e fshatrave. Rezulton i bllokuar aksi Gjinar- Zavaline , fshatrat e njesise adminsitrative Funar si dhe ka probleme serioze ne Laninot- Fushe- Qafe si dhe Guri i Zi. Ne raportimin e tij kryebashkiaku i Elbasanit e vuri theksin te problemet me ujin e pijshem dhe energjine elektrike si dhe sasine e kripes se perdorur per ti bere te kalueshme rruget ne qytet dhe skorjen e perdorur ne fshatra.
Perfaqesuesi i OSHEE pranoi fluksin e larte te defekteve ne qark, duke theksuar se te pakten 4000 abonente jane ne erresire.
Nënstacioni i paraburgimit ne Bradashesh ka pas probleme por pa ndërprerje energjie elektrike. Per sektorin e kujdesit shendetesor rastet emergjente jane derguar ne kohe ne spital, ndersa policia thote se eshte duke monitoruar situaten e krijuar ne Qafe Thane, ku ne kete te fundit levizet vetem me zonxhire dhe goma dimerore, ndersa cdo mjet tjeter eshte i destinuar te mbetet i bllokuar./Egnatia news