Proçesi i vetingut, dorëheqje dhe daljet në pension të gjyqtarëve në gjykatën e Elbasanit kanë bërë që situate në këtë institucion të jetë pranë një kolapsi. Sipas informacionevë në këtë gjykatë duhet të ushtronin detyrën të paktën 17 gjyqtarë por aktualisht janë vetëm 6. Kryetari i avokatëve të Elbasanit thotë se aktualisht stoku i dosjeve në Elbasan shkon deri në 3000.
Jo vetëm gjykata e rrethit të Elbasanit ka mungesa të stafit por gjithashtu edhe institucioni i Prokurorisë. Drejtuesi i këtij institucioni thotë se aktualisht janë në mungesë të 11 prokurorëve dhe kjo ka sjellë mbingarkesë për të tjetër
Për shkak të volumit të dosjeve mund të aludohet se një gjyqtarë nuk ka kohën e mjaftueshme që të verifikojë cdo detaj ndaj kjo mund të ndikojë në dhënien e një vendimi jo të drejtë.
Për shkak të kohëzgjatjes së gjykimit shumë qytetarë janë tërhequr nga gjyqet. Ndërkohë sipas kryeprokurorit situata pritet të përmirësohet deri në muajin Korrik të 2023
Sipas të dhënave kohëzgjatje për një proçes gjyqësor aktualishtnë Elbasan përllogaritet 3-fish më shumë për të dal në një vendim.