Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga 14 Maji dita e zgjedhjeve vendore ,fushata elektorale ka hyrë në fazën e nxehtë.

Ekipi I partisë Socialdemokrate ka vijuar fushatën elektorale për zgjedhjet vendore duke u ndalur këtë herë në qëndër të qytetit të Elbasanit për të qenë sa më afër qytetarëve duke iu shpjeguar programin që kjo forcë politike synon të zbatojë për këshillin bashkiak.

Kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj I shoqëruar nga ekipi I PSD ka vijuar takimin e rradhës me qytetarët e Elbasanit duke I informuar në lidhje me platformën e PSD për zgjedhjet. Murataj dhe ekipi i janë përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me platformën e socialdemokratëve për këshillin bashkiak.

Më herët në profilet zyrtare Erion Murataj ka dhenë edhe disa nga arsyet se përse qytetarët e Elbasanit duhet të votojnë PSD më 14 Maj. Në kërkojmë besimin nga qytetarët jo nga kryetarët për të qenë përfaqësues.

Ne besojmë tek forca e njerëzve të lirë dhe dinjiteti I tyre. Ne jemi për qytete me qasje komunitare në vendimarje dhe jo me centralizem oreksi të kryetarit.

Ne vlersojmë dhe përulemi përpara sakrificës dhe mundit të etërve dhe brezave. Në besojmë tek forca dhe vitaliteti I rinisë e cila për ne s’ka dyshim që është e ardhmja.

Ne besojmë tek njerzit e sakrificës të cilët e kanë ngritur të ardhmen me ndershmëri dhe punë.

Ne dashurojmë jetën dhe natyrën e qyteteve tona dhe angazhohemi për rivitalizimin e tyre në çdo qelizë duke kushtëzuar votën tonë në këshillin bashkiak.

Ne zotohemi të jemi në krah dhe garancia e çdo qytetari përballë çdo institucioni të çdo niveli. Misioni ynë është të jemi në luftë me çdo padrejtësi sepse ne mendojmë se : “NUK KA LUFTË QË NUK FITOJNË TË RINJTË”

PSD kandidon më 14 Maj për këshill bashkiak dhe mban numrin 8.