Pas një vetëm një viti, në shtëpinë e Chelsea-t po bëhen gati për një tjetër revolucion, në një kohë kur këtë sezon dështuan në mënyrë spektakolare. Trajneri i ri, Maurizio Pochettino, për këtë nuk ka më asnjë dyshim, e ka të qartë se çfarë do të bëjë sezonin e ri. Në Angli, mediat kanë zbuluar planin e tekniku argjentinas i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit një portier, një mesfushor qendre dhe një qendërsulmues.

Chelsea

Në lidhje me “bomberin” e ri të ekipit, Pochettino ka vetëm një emër në mendje, dëshira e tij e madhe Victor Osimhen. Përfaqësues të klubit londinez ishin të pranishëm në stadiumin e Monza-s për të ndjekur sulmuesin nigerian, sigurisht për të vendosur kontakte edhe me drejtuesit e Napolit.