Dymbëdhjetë persona humbën jetën pasi një autobus pasagjerësh u përplas në një kanal buzë rrugës të hënën në qytetin Yozgat të Turqisë qendrore. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 19 të tjerë.
Guvernatori Mehmet Ali Ozkan tha për mediat se aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit dhe ai doli nga rruga dhe u zhyt në kanal.
Mësohet se autobusi po shkonte në drejtim të Stambollit nga Sivas dhe aksidenti ndodhi 240 km në lindje të qytetit të Yozgat.
19 të tjerë të plagosur u dërguan në spitalet e afërta dhe Ozkan njoftoi mediat se njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë.
Ozkan tha gjithashtu se pakujdesia e drejtuesit të mjetit mund të jetë shkaku i aksidentit, ndërkohë që po zhvillohet një hetim i duhur.