Kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj përplaset me kryetarin e këshillit bashkiak njëherësh ish kryetari i njësise administrative Shushicë, Lutfi Lala për shkak të zgjedhjeve se kryepleqëve në fshatra e kryesisht në fshatin Mlizë. Sipas Muratajt , z.Lala po shkon drejtë manipulimit të banorëve të këtij fshati pas si asnjëherë më parë kërkon votime në lagje dhe jo në një vend të caktuar siç ka ndodhur gjithmonë, duke lënë hije dyshimi për mungesën e transparencës për votimin e kryeplakut.
Statusi i plotë”
“Brigadieri koperativës Shushicë Lutfi Lala ka vendosur duke i dhënë urdhër administratorit të njësisë që të bëj zgjedhje për kryesinë dhe kryetarin e fshatit Mlizë lagje më lagje pa njoftuar askënd për datën , vendin dhe orarin veç farefisit dhe atyre me të cilët ka 20 vite e kusur që mban peng një nga njesitë më të mëdha të Elbasanit.
Ky stallieri që ndërron data e orare si në sinor të babës mendon se do t’ia dalì.
Dua ti bëj thirrje e ftoj çdo banor të fshatrave të njësisë administrative Shushicë se ka ardhur koha të propozoni e votoni kundër brigadierit të koperativës .
Ka plot djem e vajza të reja që mund ti sherbejnë komunitetit .
Brigadieri do përballet me prokurorinë dhe gjykatën për çdo vjedhje e falsifikim ka berë ndër vite në të gjithë njesinë Shushicë.”