Ka filluar tashmë gara për zgjedhjet e kryesive të fshatrave dhe kryepleqëve të fshatrave në Elbasan. Z.Bajram Shehi agronom dhe ish kuader në Bradashesh ka shpallur mbrëmjen e sotme kandidaturën e tij për zgjedhjet që priten të mbahen më datë 26 shtator!
Bajram Shehi do të kandidoje për kryeplak të Katundit të ri!
Statusi i plotë” Përshëndetje miq!
Fshati dhe njësia jonë administrative prej vitesh nuk ka mundur të kapërcejë problematikat në jetën komunitare.
Situatë kjo që dhe nga bisedat me bashkëfshatarë vjen kryesisht nga keqadministrimi dhe jo serioziteti i hallkës së parë të jetës komunitare që është kryesia e fshatit dhe kryetari i saj.
Une jam Bajram Shehi, agronom i lartë dhe ish kuadër ndër vite.
Kam vendosur të kandidoj për antarë kryesie në lagjen ku banoj në Katund të ri duke besuar se mund të kontribuoj dhe si kryetar i kësaj kryesie nëse do të marr besimin e bashkëfshatarëve të mij.
Gjithë jetën time kam besuar dhe punuar për të pasur një vendimarje komunitare në shërbim të bashkëfshatarëve të mi larg militantizmit dhe mosmarveshjeve politike.
Unë besoj tek Katundi ri, tek puna dhe sakrifica e secilit pjestar të komunitetit tonë për një jetë më të mirë për familjet tona.
Ndaj dhe sot kërkoj besimin tuaj për ta kthyer Katundin e ri në një model të vendimarrjes komunitare për familjet tona”.