Partia Socialdemokrate ka nderuar sot të rënët për çlirimin e qytetit me rastin e 79 vjetorit të çlirimit të Elbasanit.
Antarët e kesaj force politike u përulen me nderim në kujtim të atyre që dhane jetën për një Elbasan të lirë.
Kryetari i PSD Erion Murataj citoi se “vlerat dhe morali historik i atyre që dhanë jetën për atdheun e tyre duhet të jetë udhërrëfyes i shoqërisë në këto ditë të paburrash që jetojmë.”
Starusi i plotë i Erion Muratajt.
“Gëzuar ditën e clirimit #Elbasan ! Përulje për sakrificën sublime të atyre burrave e grave që dhanë jetën për liri .Vlerat dhe morali historik i tyre duhet të jetë udhërrëfyes i shoqërisë në këto ditë të paburrash që jetojmë”.