Për fermerët e Peqinit ky vit ka qenë i mbarë sa i takon prodhimeve bujqësore. Krahasuar me një vit më parë kulturat bujqësore kanë qenë ne rendiment të bollshëm dhe fermerët janë të kënaqur me prodhimin por shqetësimi i tyre vijon të mbetet mungesa e një tregu. Ibrahim Sinani nga fshati Gryksh i Peqinit këtë vit thotë se për bimët e tij ka përdorur pleh organic Az fert dhe kjo ka ndikuar tek shëndeti i bimës.

Ibrahimi thotë se këtë vit pas përdorimit të plehut organizk AZ Fert është shumë I kënaqur me prodhimin.

Prodhimi i mbarë ka nxjerrë në pah një një problematikë e madhe për të është edhe krahu i punës pasi fëmijët i ka në emigrim ndersa në fshat nuk ka puntorë.Gjithashtu ai thotë se fermeri ka nevojë për ndihmë nga shtëti.

Edhe për specialistët e bujqësisë përdorimi i plehur organic AZ Fert ka ndikuar në shëndetin e mirë të bimës duke dhenë prodhimin e dëshiruar.Ky vit konsiderohet i mbarë në prodhim por në këtë fazë fermerët duhet të kenë kujdes nga dy sëmundje që mund të prekim bimët dhe të rrezikojnë tharjen./EGNATIA NEWS