Qindra nxënës u ulën në bangat e shkollës
Shkollat hapën dyert sot për të mirëpritur të gjithë ata nxënës që patën dëshirë të ndiqnin orët plotësuese . Në shkollat e Elbasanit pjesmarrja ishte e lartë dhe thuajse në të gjitha klasat kapacitetet ishin plot. Nga ana e tyre të vegjlit ishin të kënaqur që më në fund u rikthyen në shkollë e madje shumë prej tyre kishin sjellë edhe buqeta me lule për mësuesit e tyre.
Edhe prindërit që u paraqitën sot ne shkollë për të shoqëruar fëmijët e tyre vlerësojnë orët plotësuese për shkak te mangësive të shumta gjatë mësimit online.
Por ajo që nuk shkoi sot ishte zbatimi i masave anti-covid,ku veç mbajtjes së maskës u neglizhua masivisht respektimi I disatancës fizike . Mësimi plotësues nuk është I detyruar ndaj fëmiëjt janë të lirë të zgjedhin nëse duan të shkojnë ose jo. Proçesi mësior rregullt është lajmëruar se do të filloj në datën 27 Shtator.