Ekspertët e mjedisit: Duhet ndërhyrje e menjëhershme
Edhe pse kanë afro 30 vite që nuk janë më funksionale mbetjet e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, vijojnë edhe sot që janë rrënoja, të ndotin dhe kontaminojnë tokën dhe bimët.Prej dekadash situata vijon e njëjte dhe deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje së paku për të rehabilituar atë çka ka mbetur nga uzinat e dikurshme.
Ekspertët e mjedisit shpjegojnë atë çfarë ndodh aktualisht nën këto rrënoja dhe ngrena alarmin për ndërhyrje. Për ata të cilët jetojnë këtu kjo situatë është bërë e padurueshme. Janë të frikësuar se mos nga kontakti përditshëm me helmet e këtij vendi pasojat do të jenë të rënda në shëndet. Shumë banorë janë larguar që këtu.
Sikur të mos mjaftojë kontaminimi i tokës dhe ujërave, ndotja vijon edhe sot nga ajri, si pasojë e papërgjegjshmërisë së subjekteve që operojnë dhe inekzistencës së strukturave që duhet të kontrollojnë emërtimin e gazrave.