Alban Semaku ekzekutua në Peqin
Alban Semaku, 38 vjeç,, i njohur si ish anëtar i Bandës së Aldo Bares në Lushnje është vrarë në Peqin këtë të diele.
Viktima, që deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, u identifikua nga e ëma në morgun e Elbasanit, disa orë pasi trupi I pajetë u gjet buzë Shkumbinit në lagjen Çezmë të Peqinit! Bëhet me dije se anëtari i bandës së Aldo Bares është rrëmbyer në Lushnje nga persona te pa identifikuar nga policia, të cilët dyshohen të kenë qenë më shumë se tre. 38-vjeçari është qëlluar me tre plumba të kalibrit 9 mm. Mësohet se plumbat e kanë përfshirë në shpinë dhe një në kokë. Gjithashtu, të njëjta burime sqarojnë se janë sekuestruar kamerat në të gjithë gjatësinë e rruges ku dyshohet të jetë marrë me dhunë viktima, deri në qytetin e Peqinit ku dhe është ekzekutuar.
Trupi i pajetë i Semakut u gjet diëtn e djeshme në Peqin, në një grumbull me mbeturina pranë lumit Shkumbin. Policisë iu deshën disa orë të indentifikojë kufomën. Sakaq, 38-vjeçari është emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë pjesë e bandës së Lushnjes. Ai është arrestuar dhe dënuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa në maj të këtij viti ka dalë nga burgu.Por shkaqet dhe dinamika e krimit ende janë të paqarta,
Fakti që zona është e izoluar, pa biznese dhe banesa afër që mund të kenë kamera sigurie e bën hetimin edhe me të vështirë.
Ndaj policia mësohet se ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë në biznese përgjatë rrugës për të arritur në gjurmë të autorëve ende të panjohur.
Alban Semaku apo Elton Mermali siç njihej është një person me precedent të theksuar kriminalë, siç bën më dije policia e Shtetit,
38-vjeçari që Lushnje ai njihej edhe me Nofkën “Elton Kinezi” kishte dalë nga burgu në muajin maj të këtij viti,
I ashtuquajturi Ushtar i Aldo Bares ishte dënuar në vitin 2015, me 6 vjet e 8 muaj burg për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shitje të narkotikëve.
Asokohe, Alban Semaku kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgu për një vrasje të kryer në vitin 1998 si pjesë e grupit kriminal, ngjarje për të cilin u ekstradua nga Italia në vitin 2006.
Alfred Shkurti, ose Aldo Bare siç njihet kreu i Bandës së Lushnjës ndodhet aktualisht në burg, ndërsa disa ish anëtarë të grupit janë ekzekutuar ndër vite.