Ambasada Suedeze një ditë në Elbasan
Në qytetin e Elbasani është zhvilluar sot një aktivitet i përbashkët i organizuar nga Bashkia e Elbasanit dhe ambasada Suedeze në vendin tonë. Me qëllim bashkëpunimet suedeze-shqiptare ,njohjen e kulturave dhe traditave mes dy vendeve u zhvilluan një sërë aktivitetesh . Ambasadorja Suedeze Elsa Håstad tha se i gjithë stafi i ambasadës e ndërmori këtë nismë për tu njohur nga afër me qytetarët shqiptarë në këtë rast me ata elbasanas me qëllim bashkëpunimin dhe ofrimin e mundësive të reja për të dy popujt.
Shumë të rinj shqiptarë sidomos vitet e fundit kanë zgjedhur që të emigrojnë në Suedi duke e lënë Shqipërinë por ambasadorja thotë se shpreson që ata të kthehen një ditë për të investuar ne vendin e tyre.
Håstad shton se Suedia është e vendosur që ta përkrahë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejtë BE.
Për kryetarin e bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja këto aktivitete janë në dobi të qytetarëve e sidomos të të rinjëve elbasanas.
Aktivitetet do të vijojnë edhe në vende të tjera.