Organizohet konferenca në UE
Në ambientet e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan është organizuar sot një konferencë në kuadër të datë 5 Nëntor e cila njihet ndryshe edhe si dita ndërkombëtare e gjuhës rome. Vitet e fundit kjo gjuhë është futur edhe si program mësimor në universitet.
I pranishëm në këtë konferencë ishte dhe Drejtor ekzekutiv i Roma Versitas Albania, Emiliano Aliu i cili u shpreh se ka akoma punë për tu bërë në ruajtjen e saj pasi kjo gjuhe flitet nga 12 milionë njerëz në gjithë botën dhe është ruajtur me fanatizëm nga ata të cilët e flasin.
Drejtuesja e departamentit të Gjuhë Letërsisë Teuta Toska u shpreh se për universitetin mbrojtja e kësaj gjuhe është thelbësore dhe përfshirja e komitetit europian dhe përfaqësuesve të tjerë është një faktor pozitiv.
Raxhi Rakipi një nga organizatorët e kësaj konference u shpreh se ky komunitet ka te drejtat e tij dhe se gjuha rome duhet të promovohet dhe në shkolla dhe insitucione.
Kjo gjuhë flitet nga rreth 12 Milionë njerëz në të gjithë botë.
Gazetare Sara Koci