Sulmuesi kilian Aleksis Sanchez është rikthyer tek skuadra e Inter. Pas 1 viti tek skuadra e Olympique Marseille, Sancez nënshkruan sërish një kontratë me zikaltrit, e cila do të skadojës verën e ardhshme.
Aleksis do të përfitojë 2.8 milionë euro neto këtë sezon plus bonuset.
34 vjeçari iu bashkua skuadrës së Interit në vitin 2019 nga Manchester United. Me zikaltrit luajti për 3 sezone përpara se të kalonte në Francë tek Marseille. Gjatë këtij viti në Francë ai kreu 44 paraqitje duke shënuar 18 gola.