📍Policia Rrugore e Elbasanit e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Kontrolle të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe garantimin e sigurisë së nxënësve (përdorues të rrugës), në mëngjes dhe pas përfundimit të orarit mësimor.
Gjatë javës që lam pas, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:
•Janë ndëshkuar 843 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
•Janë ndëshkuar 322 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•Janë ndëshkuar 167 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
•Janë ndëshkuar 63 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•Janë ndëshkuar 224 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•Janë ndëshkuar 338 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.
udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
zbatorregullat✅⚠️
mbrojetën
respektokëmbësorët 🚶🚸
STOP❌shpejtësi❌alkool❌celular🚘
