Nga Erion Murataj

Mjafton të kthehemi në histori për të kuptuar pse Aqif Pashë Elbasani ka shënjuar në historinë e kryeqendrës së historisë së Shqipërisë.
S’ka dyshim se s’do mund të gjenim një periudhë historike e shtetformuese në Elbasan më të ndritur se ajo e Aqif Biçakçiut .
Për ata që nuk e dijnë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë ku Aqif Pasha e ktheu Elbasanin në bastionin kryesor dhe shoqatën Bashkimi si organizmin kryesor të logjistikës së levizjes, ai u emërua prefekt i Elbasanit duke e bërë këtë të fundit të parin rajon me një qeverisje efiçente.
Nuk mjaftoi shkëlqimi i administrimit politik dhe administrativ, Aqif Pasha u bë i pari politikan vizionar që zhvilloi drejtesinë përmes gjykatës. Ai u bë i pari themelues i institucionit të drejtësisë në shtetin e ri shqiptar të pavarur.
S’do mjaftonin faqe të tëra për të shkruar për figurën e Aqif Pashës .
Pyetja që më mundon sot është: A e kishte menduar ai fatin e Elbasanit një shekull më pas?
A e dinte ai se individë jo vertebrorë do të përuleshin para tij për të ç’nderuar sapo i kthejnë shpinën përmendores veprën dhe amanetin e tij .
A e imagjinoj dot Aqif Biçakçiu se pasardhësit e tij në koloritin e ngjyrave politike që të gjithë bashkë përbëjnë ngjyrat e flamurit një shoqate të paburrash do luftonin paburrërisht për të ç’bërë të drejtën?
A kish imagjinuar ai se ATA që do ta nderonin përpara prozhektorëve do ti ç’nderonin veprën duke ç’bërë vlerat e Elbasanit të arsimit dhe kulturës?
A e parashikoi Aqif Pasha se pacshkas modelit dhe dashurisë për Elbanin të një burri shteti që u la brezave që do të vinin historia do të prodhonte “kopila” politikë .
Padyshim që s’ka mundur ta imagjinojë.
Modeli i Aqif Pashë Elbasanit në fakt nuk shënjon vetëm nga qëndrimi i tij politik .
Ai sakrifikoi nga jeta e tij për Elbasanin dhe miqtë e tij të pavarësisë për t’i lënë rrugë atyre që sot miqësinë e konsiderojnë pazar afatshkurtër.
Pasoja..?!
Zero arsim, zero kulturë, zero zhvillim.
Shpresë e vrarë në turma që ikin me mijra çdo ditë dhe një tufë “kopilash” politik që nuk meritojnë lejen e Aqif Biçakçiut as për t’iu përulur para shtatores.