Në bashkinë e Peqinit në ditën e fundit të tregut të gjelit të detit në fshatin Bishqem çmimi arriti në 1300 lekë për kg ndersa për pulat e detit (rikat) si asnjehere me parë çmimi për kg shkoi në 1500 lekë.Teksa çmimi i gjelit të detit është rritur, numri i fermerëve që e rrisin është pakësuar pasi ata thonë se shpendin e festës e shtrenjtoi rritja e bazës ushqimore dhe kostot e shumta që ka rritja e tyre.Në treg numri i fermerëve që e shesin është dukshëm mëvi ulët se një vit më parë.Edhe ata të paktë që kanë mbetur thonë se është viti i fundit që e mbashtrjonë dhe rrisin këtë shpend.
Pjesa më e madhe e qytetarëve kalojne vetëm për të pyetur pasi me çmimit që kanë gjelat këtë vit nuk i marrin dot.
Ata të cilet e kanë blerë gjelin e detit jane kryesisht emigrantë por edhe keta te fundit thonë se çmimi është shumë i lartë.
Gjeli i detit të Peqinit njihet për shijen karakteristike dhe cilësinë e mirë por për shkak të çmimit të lartë të shitjes dhe krizës ekonomike do të mungojë në shume familje në natën festive të fundvitit./Egnatia news