Ajo tha se do largohet nga “Përputhen” por jo se ka gjetur dashurinë, mirëpo për shkak të situatës së krijuar së fundi.

Melisa u largua nga emisioni për arsye personale duke thënë se nuk e mban presioni i situatës së krijuar, kryesisht aludimet se ajo dhe Andi kanë një raport më shumë se miqësor por që dyshja nuk kanë pranuar asgjë.

Megjithatë edhe pse u largua, autorja e emisionit Olsa Muhameti i ka uruar shumë suksese.

Ajo ka publikuar në Instagramin e saj personal video të Melisës që paraqet dy momente kulminante të ditëve sa ka qëndruar në emision.

.Olsa ka publikuar videon kur Melisa ka hyrë në program dhe njërin nga momentet e takimit të saj me Fationin, “Suksese jashtë Melisa dhe mos e humb asnjëherë shpirtin tënd të lirë”, ka shkruar autorja e “Përputhen” në videot e publikuara.

Expres