Për  kultivuesit e qershive në  zonën e Gracenit dhe të Petreshit në Elbasan ky vit nuk ka qenë aspak i mirë sa i takon prodhimit të tyre. Kushtet atmosferike të 3 muajve të fundit e kanë dëmtuar shumë prodhimin duke bërë që ky të jetë një nga vitet më të këqinj. Banorët e këtyre fshatrave thonë se për shkak të mungesës së prodhimit çmimi i shitjes së tyre është i kënaqshëm dhe tregu i sigurt po rata nuk plotësojnë dot kërkesat.

Banorët e këtyre dy fshatrave për shkak se ndodhen në terren të vështirë merren kryesisht me kultivimin e produkteve bujqësore dhe blegtorinë. Ata shprehen se mundësitë për të zhvilluar turizëm në këto vende janë të shumta pasi fshatrat janë të bukur.

Sipas banorëve nga 70 familje që jetonin dikur, sot kanë mbetur vetëm 13. Shkak për largimin kryesisht të të rinjve ata bëjnë mungesën e investimeve.”

  • Dikur shkolla gumëzhinte nga zërat e fëmijëve, ndërsa sot qëndron e mbyllur. Shkak për këtë është bërë largimi i të rinjve, të cilët duke mos gjetur veten në këtë vend kanë zgjedhur të emigrojnë dhe për pasojë kësaj shkolle t’i vendoset dryni.Edhe pse ndodhet vetem 20 km nga Elbasani fshati Gracen po boshatiset nga njerzit të cilët preferojnë të jetojnë në qëndra urbane të modernizuara dhe jo mes bukurive natyrore që ky vend ofron./EGNATIA NEWS
https://youtu.be/GEdW9QFmprQ