Ditë -ditës lista e emrave të cilët arrestohen me urdhër të SPAK për shkelje të ndryshme ligjore është në rritje. Sa më shumë kohë kalon duket se numri I personave të përfshirë në afera korruptive apo shkelje ligjore është më I madh.
Kryetari PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka reaguar në një status në rrjetet sociale duke paralajmëruar se në sitën e SPAK janë edhe peronazhe të tjerë të njohur të përfshirë.
Edhe pse jep indicie se edhe në Elbasan mund të ketë arrestime të tjera Murataj nuk jep detaje në lidhje më objektivin.
Më poshtë statusi I plotë I Muratajt: “SPAK-u dhe sapuni që i pret disa në Elbasan! Mos u habisni , shtatori do të jetë aksion pastrimi dhe për disa që gjer dje lyenin b….. me vaj argani do të jetë fillim ndryshimi me kapje sapuni.
Ndaj thonë se furnizimi me sapu është bërë i bollshëm në shkallë vendi nga IEVP-të. I vetmi lajm është që në Elbasan do të ketë shumë përdorues të vajit të arganit që do të përshtaten me sapunin . Vështirë do ta kenë ta kapin po këshu është kur ke menduar se kur ke kaluar lumin s’te duhet me kali.
Për këta tipa SPAK-u i mëson që nëpermjet sapunit ti ndryshojnë ndonjë gërmë kalit e mos kenë çtë bëjnë pa e duruar këtë të fundit për sa kohë do të qëndrojnë në të njëjtin ambient me ATA që kanë futur brënda për mos pagim dritash, ndërtim kasollesh apo prishje pazaresh . S’ka dyshim që titulli bie dhe bëhen lango në rastin më të mirë ose do u hollohet pak zeri nga sapuni i tepërt në rastin më të keq . Sidoqoftë e kam thënë dhe më parë askush nuk largohet pa larë borxhet në këtë jetë në një mënyrë apo një tjetër. Kaq për sonte!”