Fenomeni i dhunës me shifra alarmante
Vrasja e grave vijon të trondisë vendin tonë! Vetëm dy ditë më parë një tjetër grua humbi jetën si pasojë e plumbave të qëlluar nga bashkëshorti i saj. 23 vjeçarja humb jetën dhe la pas një vajzë të vogël. Çdo ditë që kalon paraqitet ndonjë rast i ri në polici dhe në media për dhunën që gratë e përjetojnë. Policia thotë se po angazhohet në parandalimin e këtyre rasteve por të dhënat dhe shoqëria civile e thotë të kundërtën.
Gratë ndodhë që edhe përballen me padrejtësinë, pasi shumë dhunues enden të lirë në vendin tonë por edhe në vendet e tjera. Viti 2021 ka shënuar një numër rekord vrasjesh ku viktima kanë qenë gra dhe vajza. Rasti i 23 vjeçares nga Fieri tronditi jo pak opinionin publik. Qytetarët Elbasanas japin mendimet e tyre se përse meshkujt shqiptar janë agresiv dhe të dhunshëm
Edhe qarku i Elbasanit ka një bilanc të zi sa i takon vitit 2021 ku në vetëm 6 muajt e parë të vitit humbën jetën 2 gra të cilat u vranë nga bashkëshortët e tyre.