Prokuria e Elbasanit ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për 60 vjeçarin Aqif Bezati pasi në banesë e tij u gjetën disa armë zjarri dhe municion luftarak.

Bezati e kishte shndërruar banesën e tij në fshatin Deshiran, Belsh në një bazë veprimtarish kriminale.

Aty kultivonte e shiste lëndë narkotike, armë dhe municione luftarake.

Kur policia e Elbasanit ndërhyri, me 14 tetor gjeti një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë, 6 granata dore, 3280 fishekë pistoletë dhe kallashnikovi dhe 5 krehra fishekësh, 3.6 kilogramë kanabis dhe 75 bimë të thata të dyshuara opium.

Në banesën e tij u gjetën 3.7 milion lekë, 5000 paund dhe 8950 euro, të cilat dyshohet se Aqif Bezati i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve dhe të trafikimit të armëve.

nga